11:00, 22 Shkurt 2020

Depresioni: është një gjendje e rëndë e shëndetit mendor. Ai mund të ndikojë në oreks, gjumë, punë, bashkëveprimin me persona të tjerë, me pak fjalë, në çdo aspekt të jetës. Depresioni mund të jetë

një gjendje që shfaqet veç një herë, e nxitur nga një ngjarje stresuese, si vdekja

e një personi të dashur, ose mund të jetë një gjendje kronike. Shpeshherë, sëmundja mund të jetë e trashëgueshme,

gjë që tregon se një rol të veçantë luan edhe gjenetika. Ekspertët mendojnë se kjo dobësi gjenetike, bashkë me faktorët mjedisorë siç është stresi, mund të shkaktojnë një çekuilibër në lëndët kimike të trurit dhe si pasojë, shfaqet depresioni. Edhe shtatzënia mund të ketë një ndikim te depresioni, pasi gjatë kësaj periudhe, gratë pësojnë shumë ndryshime. Për një grua që vuan nga depresioni, shtatzënia mund të ngjallë shumë emocione, të cilat ajo e ka të vështirë t’i përballojë. Ndryshimet në vëllimin e lëngjeve, si gjatë shtatzënisë edhe gjatë dhimbjeve të lindjes, mund të ndryshojnë efikasitetin e mjekimeve kundër depresionit.

Përveç kësaj, gratëqë në historikun shëndetësor familjar kanë raste të rënda depresioni, mund të kenë përsëritje të kësaj sëmundjejegjatë dhe pas shtatzënisë. Kjo sidomos nëse ato vendosin që gjatë shtatzënisë, të mos i përdorin më barnat kundër depresionit. Lajmi i mirë është se me kujdesin e duhur mjekësor, pjesa më e madhe e grave që vuajnë nga depresioni, kanë shtatzëni më se normale.

Trajtimi i depresionit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që depresioni të trajtohet edhe gjatë shtatzënisë. Në qoftë se nuk kujdeseni si duhet, rrezikoni si shëndetin tuaj, ashtu edhe atë të fetusit. Ndonëse shtatzënia nuk e përkeqëson gjendjen depresive, ajo shkakton një sere emocionesh, të cilat janë të vështira për t’u përballuar. Pastaj, edhe mirëqenia e fetusit mund të ndikohet ndjeshëm nga depresioni që lihet pas dore.

Në bazë të disa studimeve, shenjat dhe simptomat e depresionit që shfaqen te nëna, shkaktojnë: lindje të parakohshme, lindje nën peshë të foshnjës dhe kufizim të rritjes intrauterine (ndërprerje të zhvillimit të fetusit). Në varësi të barnave që po përdorni, mjeku mund t’ju sugjerojë të përdorni edhe ndonjë ilaç tjetër, meqë disa antidepresivë mendohet se janë më të sigurt se disa të tjerë për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

Në përgjithësi, rreziku i defekteve në lindje dhe problemeve të tjera, për foshnjat që lindin nga nëna që janë kuruar me antidepresivë gjatë shtatzënisë, është i vogël. Gjithsesi, disa barna janë vërtetuar se janë të sigurt për

t’u përdorur gjatë shtatzënisë, ndërsa disa të tjerë thuhet se shkaktojnë problem shëndetësore te fetusi. Gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, disa mjekë këshillojnë zvogëlimin e dozave të barnave kundër depresionit derisa foshnja të lindë, që të shmangin sa të munden sindromën e tërheqjes së foshnjës së porsalindur, ndonëse nuk është vërtetuar ende nëse kjo gjë shmang pasojat. Kjo gjë duhet studiuar me kujdes, pasi zvogëlimi I dozave të barnave, mund të mos jetë i sigurt për nënat e reja pas lindjes, ku rreziku i problemeve të luhatjes së humorit dhe ankthit, rritet ndjeshëm.

Ju dhe mjeku do të vendosni së bashku nëse do të vazhdoni apo ndryshoni mjekimin. Gjithsesi, ndiqni këshillat e tij për ta kaluar sa më lehtë depresionin gjatë shtatzënisë, shkruan living.

Konkurs Pune

Lexo më shumë