Çfarë duhet të konsumoni në muajin e fundit të shtatzanisë? NULL NULL 24.04.2016 19:30 24.04.2016 19:30 A e dinit që hurmat e thata janë një burim i shkëlqyer i hekurit dhe se rekomandohen për fëmijët gjatë pubertetit dhe të gratë shtatzëna. Ato janë një ushqim ideal për personat që vuajnë nga anemia, por mjekët e rekomandojnë konsumimin e tyre edhe gjatë shtatzënisë, veçanërisht një muaj para lindjes. Kjo do të ndihmojë që të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje. Diçka e tillë tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani. Hurma është edhe një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes. Ato ndihmojnë në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën dhe parandalojnë depresionin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.