Çfarë duhet të bëjnë prindërit e vaksinuar me fëmijët e pavaksinuar ndaj COVID-19?

Çfarë duhet të bëjnë prindërit e vaksinuar me fëmijët e pavaksinuar ndaj COVID-19?

NULL NULL
2 weeks më parë

Të rriturit anë e mbanë botës janë duke u vaksinuar kundër virusit COVID-19, teksa fëmijët nën moshën 12 vjeçare ende nuk mund ta bëjnë këtë.

Mirëpo çfarë do të thotë kjo për prindërit, si duhet të sillen ata me fëmijët e tyre të pa vaksinuar ?

Fëmijët sa më të vegjël, aq më shumë kanë nevojë për kujdes të shtuar.

Dr. Leana, Analiste Mjekësore e CNN tregon disa detaje të rëndësishme se si duhet të sillen prindërit me fëmijët e tyre ta pavaksinuar, transmeton Klankosova.tv.

“Fëmijët kanë më pak mundësi të sëmuren rëndë nga COVID-19. Mirëpo, ata mund ta bartin atë dhe të sëmuren”, thotë Leana.

Ndërsa sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, gati 4 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë diagnostikuar me virusin që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 18 mijë janë shtruar në spital, derisa 300 prej tyre kanë vdekur.

Mirëpo, a munden prindërit e vaksinuar të transmetojnë COVID-19 tek fëmijët e tyre?

“Marrja e vaksinës nga prindërit zvogëlon rrezikun e COVID-19 për të gjithë familjen. Sidoqoftë, ekziston ende një shans i vogël që prindërit e vaksinuar të transmetojnë koronavirusin tek fëmijët e tyre. Sa më i lartë të jetë niveli i COVID-19 përreth jush, aq më shumë ka gjasa të infektoheni edhe vetë, pavarësisht se jeni vaksinuar” thotë Leana.

Për prindërit që duan t’i mbajnë të sigurt fëmijët e tyre mjekja rekomandon se duhët të jenë shumë të kujdesshëm.

“Edhe pse jeni vaksinuar nuk duhet të qëndroni në ambiente të mbyllura pa maska dhe pa distanca. Aktivitetet përpiquni t’i mbani nëpër vendet natyrore, kjo e ulë rrezikun e marrjes dhe transmetimit virusit”.