Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë duhet të bëjnë gratë nëse përjetojnë dhunë në internet

NULL NULL
07.09.2023 22:22

Më shumë se një në 10 gra dhe vajza në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë viktimë e dhunës në internet, ka zbuluar një studim i ri.

Dhuna në internet mund të përfshijë abuzim, komente të padëshiruara seksuale, “trolling”, kërcënime dhe shpërndarje jo konsensuale të mesazheve dhe fotove intime.

Sondazhi online i “YouGov”, më i madhi deri më tani në këtë çështje, zbuloi se 17% e grave dhe vajzave të anketuara në Uells dhe Skoci kanë përjetuar dhunë në internet, si dhe 15% në Angli dhe 12% në Irlandën e Veriut.

Të dhënat erdhën nga 7,500 persona të moshës 16 vjeç e lart, 4000 gra dhe vajza dhe 3,5000 burra dhe djem në fillim të këtij viti.

Theksohet se dhuna në internet ishte më e lartë për ata të moshës 16-24 vjeç (25%) dhe për gratë dhe vajzat LGBT+ (35%).

Pra, çfarë mund të bëni nëse jeni viktimë e dhunës në internet?

Sipas Shërbimit të Prokurorisë, ‘trolling’ është “një formë e karremit në internet që përfshin dërgimin e komenteve abuzive dhe lënduese në të gjitha platformat e mediave sociale”.

“Trollët” mund të gjenden kudo në internet, duke përfshirë forumet, blogjet, faqet e internetit dhe rrjetet sociale.

“Mos reagoni”, tha Ruth Peters, avokate dhe drejtoreshë në firmën e mbrojtjes kriminale Olliers Solicitors. “Trollët kërkojnë reagim. Qëllimi i tyre është t’ju shqetësojnë dhe provokojnë që të përgjigjeni në mënyrë të zemëruar apo emocionale”.

Nëse jeni duke u ngacmuar në internet ose duke marrë komente abuzive, Dr Angela Wilcock mendon se është e rëndësishme t’i tregoni një anëtari të familjes ose shoqërisë së ngushtë, në mënyrë që të mos ndiheni vetëm dhe të keni mbështetjen e tyre.

Mos harroni të regjistroni, raportoni dhe bllokoni trollet, tha Peters. “Nëse dikush bën një postim fyes, ruani një pamje nga ekrani ose printoni postimin në mënyrë që të keni prova për këtë nëse është e nevojshme”.

Kërcënimet dhe komunikimi abuziv

Komunikimet me qëllim të keq mund të përfshijnë ngacmim kibernetik, ngacmim në internet ose gjuhën e urrejtjes homofobike, raciste, transfobike ose mizogjene.

Sipas nenit 127 të Aktit të Komunikimeve 2003, është vepër penale nëse dikush të dërgon një mesazh që është jashtëzakonisht fyes ose i pahijshëm, me karakter të turpshëm ose kërcënues.

“Mesazhi nuk ka nevojë të arrijë në të vërtetë viktimën e synuar, akti i dërgimit të mesazhit është i mjaftueshëm”, tha Peters.

Glitch, një shoqatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar që synon t’i japë fund abuzimit në internet dhe mbrojtjes së shtetësisë digjitale, me një fokus të veçantë te gratë e zeza dhe njerëzit e margjinalizuar, publikoi Raportin e saj të “Misogynoir Digital 2023” në korrik.

Gjetjet “ndriçojnë mënyrat se si misogynoir shfaqet në hapësirat online; mënyra se si përhapet dhe kryqëzohet me format e tjera të supremacisë së bardhë; dhe, më zhgënjyesja, se si ende mungon në moderimin e përmbajtjes nga platformat e teknologjisë”, sipas themelueses dhe CEO-s, Seyi Akiwowo.

“Kompanitë e teknologjisë duhet të marrin përgjegjësinë për mënyrat se si qasja e tyre ‘ndërto së pari, mendo më vonë’ i dëmton në mënyrë aktive gratë e zeza – online dhe offline”.

Shpërndarja jo konsensuale e fotove dhe mesazheve intime

Në prill 2015, Akti i Drejtësisë Penale dhe Gjykatave (CJCA) 2015 e bëri “pornografinë hakmarrëse” një vepër specifike ku edhe u kriminalizua “zbulimi i fotografive dhe videove seksuale private, pa lejen e individit që shfaqet në fotografi ose video, që synojnë të shkaktojnë shqetësim”, tha Peters.

Projektligji i Sigurisë në internet, kërkon të kriminalizojë në mënyrë specifike vepra të ngjashme për pornografinë hakmarrëse.

“Këto përfshijnë shpërndarjen e ‘deepfakes’ (imazhe eksplicite që janë ndryshuar për t’u dukur si dikush) pa pëlqim”, tha Peters.

lajme të ngjashme