Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë do të thonë ëndrrat për ish-të dashurin tuaj?

NULL NULL
21.04.2018 11:25

Ju ka ndodhur që pas ndarjes të ëndërroni të dashurin tuaj? Nuk mund ta “hiqni qafesh” ish-in tuaj.

Ja çfarë thonë disa nga ëndrrat më të zakonshme:

Nuk është për t’u habitur shumë se seksi me ish-të dashurin është një prej ëndrrave më të zakonshme, por do të habiteni se këto ëndrra në të vërtetë nuk kanë shumë të bëjnë me ish-in tuaj.

Kur ëndërroni se bëni marrëdhënie seksuale me ish-tuaj, ju jeni duke ri-përjetuar emocionet që ndodhën kur çdo gjë ishte e bukur dhe e re. Lajm i mirë është se kjo ëndërr nuk do të thotë të humbasësh të parën, por ndjenja e rënies në dashuri.

Vdekja e ish-it tuaj

Kjo ëndërr ka një konotacion pozitiv – kjo është një shenjë se ju keni lëvizur më në fund.

Pajtimi me një ish- të tmerrshëm

Kjo ëndërr nuk është me të vërtetë e keqe, thonë psikologët nga portali Dreamcloud.

Ëndrra e pajtimit me të ish-in tuaj të tmerrshëm dhe realizimi i lidhjeve të lumtura në ëndërr, është një shenjë se personi ka kuptuar të gjitha lidhjet e këqija në të cilat nuk ndodhet më dhe ngadalë fillon të falë veten që ka qëndruar në këtë marrëdhënie, shkruan lexo.al.

Shtatzënia me ish-in

Kjo është një shenjë që lind diçka e re në jetën tënde që nuk ka të bëjë fare me të.

 

lajme të ngjashme