Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë do të shpëtonit po t’iu digjej shtëpia?

NULL NULL
20.05.2015 15:21
Kjo pyetje i është parashtruar 50 fotografëve nga gjithë bota. Ata kanë zgjedhur gjësendin me vlerë më të madhe emocinale që e posedojnë.

Mendo shpejtë: Cila është gjëja më me vlerë që posedoni ?

Çfarë  do të shpëtonit po të ishte shtëpia e juaj në flakë ?

Kjo pyetje i është bërë 50 fotografëve nga 20 vende të ndryshme të botës, për projektin “What We Really Value”.

Të vetmin kusht që kishin këta fotografë ishte që gjësendi që zgjedhin të mos kishte vlerë monetare, por emocionale.

Ja 19 objektet që fotografët i zgjodhën  bashkë me përshkrimin për to, transmeton Klan Kosova.

“Ky është filxhani i gjyshit tim, ku çdo mëngjes e pinte kaffen. Tash edhe unë e pi çdo ditë por pa të” – Nikos, Greqi.

filxhani

“Jam rritur duke luajtur bejsboll me këto dorëza, që mi ka dhuruar babai. Tani, këto dorëza i’a kam dhuruar djalit tim”- Dyana ,Wisconsin

bejsboll

“Me këtë passaportë mund të shkojë pothuajse çdo kund. Ky është simboli i lirisë time.” – Whitney, Gjeorgji.PASAPORTA

“Këtë aparat ma ka dhurar babai im për ditlindjen time të 7…. E kam përdorur për 8 vite me radhë. “,  Siniša  Serbi.

aparati2
“Këtë kitare e kam blerë me rrogën time të parë, për një band që planifikonin që ta formonim me disa nga shokët e mi më të mirë. Kjo kitare mi kujton ëndërrat që i kisha, e shokët që i kam humbur. “– Debapriya, Indi

kitarja
“Këtë libër i’a kanë lexuar babait tim kur ishte fëmijë, e gjithashtu babai im ma ka lexuar mua. Një ditë shpresoje që do t’ia lexojë fëmijëve të mi.” – Deborah ,Virgjinia.

libri
“Kjo harmonikë gjthmonë ma kthen buzëqeshjen në fytyrë… Kur jam keq, harmonika ime si me magji ma kthen lumturinë.” Ritesh Indi

harmonika
“Këto dorëza pune të babait tim më kujtojnë gjithmonë për sakrificat e tij.” Mark Iligan, Filipine

dorzat

“Nëse do humbisja çdo gjë që kam fotografuar, atëhëre do të doja ta mbaja këtë foto të nënës time. Gjithçka tjetër mund të zëvendësohet, por jo kjo  fytyrë që më kë bërë kjo që jam sot.” – Lauren, Rumani.

fotonanes
“Ky shkop i baterisë, ma kujton dashurinë që kam për muzikën dhe koncertin tim të fundit në Beograd. Tjetrin shkop e kam hudhur në audiencë për fat të mirë.” – Dejan, Beograd.

shkopi
“Kjo është kamera ime e parë. Isha shumë i vogël kur ma dhuruan, dhe pikërisht ky aparat është objekti im i preferuar” – Nizamuddin, Bangladesh.

aparati4
“Mua më kanë grabitur shpeshherë natën vonë, e një shok ma dhuroi këtë boks të hekurit. E nëse e kam këtë boks me vete, atëherë më jep vetëbesim që sulmuesin  mund ta dëmtojë po aq sa ai mua. Në fakt nuk I kam përdorur kurrë, por më bën të ndjehem mirë të mendojë që mund ta mbrojë vetën – Anon, New York

boks
Kjo fletore i përkiste gjyshit tim në vitet e ’60-ta. Ai ishkruante poezitë e tij dhe poezitë e që i  pëlqenin pikërisht në këtë fletore. Ndoshta pse nuk kam patur mundësi ta njoh atë, kur i lexojë shkrimet e tij më bën të ndjehem i afërt me të” – Hira, Pakistan

fletorja
“Kjo orë i përkiste gjyshit tim, dhe unë jam rritur duke e parë çdo ditë. Nuk punon më, por e ruaj sepse ma kujton babain” – Arshad, Pakistan

ora
“Dy gjyshërit e mi e hapën nje kompani të saldimit së bashku. E ky është një kujtim që kam nga ata të dy”- David, Ohio

saldimi
Kjo është puna e fundit e gjyshit tim, përara se të vdes.- John, Latvia

gjyshi
Këtë orë i’a ka dhuruar nëna ime babait tim, e më pas ai ma ka dhënë mua. Kjo orë ka udhëtuar nga Zvicra në Kanadë e më pas në Ukrainë – Paul, Ukraine

oredore
Nuk kisha shumë lodra kur isha i vogël, e këtë rubikon ma ka blerë nëna ime kur isha 10 vjeç. Tash 11 vite pas, kudo që shkojë e mbaj pas. Thjesht më bën të lumtur – Sly, Filipine

rubikoni
“Ky çakmak është një Zippo e vitit 1941 që ma ka dhurar e dashura ime për ditëlindjen të 25-të. Nuk pi cigare, por thjesht më pëlqen zhurma që bën çakmaku (ai kliku). Kjo dhuratë simbolizon personin që e dua më së shumti.” Cristian, Rumani

cakmaku

lajme të ngjashme