Çfarë do të mund të ndiqni sonte në Edicionin Special të Klan Kosovës? NULL NULL 31.03.2020 22:28 31.03.2020 22:28 Sonte në Edicionin Special në Klan Kosova do të diskutohet, ashtu si çdo natë, për zhvillimet e fundit lidhur me pandeminë Covid-19 ashtu si edhe ato politike. Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Enver Hasani do të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli anti-kushtetues dhe të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti për ndalim-qarkullimin. Në ndërkohë, Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari do të flasë për vendimin e sotëm të Qeverisë për heqjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet. Në Edicionin Special në Klan Kosova do të ketë edhe shumë lajme, kronika dhe intervista të tjera – lidhur me koronavirusin dhe zhvillimet aktuale – nga vendi, rajoni dhe bota. Ndiqeni Edicionin Special në Klan Kosova me fillim nga ora 23:00. Mos e humbisni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025