Cfarë bën Suedia e Finlanda për ta bindur Erdoganin ta heqë veton për NATO? (VIDEO) NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Gazetar i TRT-së në Turqi, Abdylvehap Ejupi, vlerësoi se arritja e memorandumit mes Turqisë e dy vendeve skandinave Finlandës dhe Suedisë, është një moment historik për NATO-n dhe historinë e zgjerimit të NATOS. “Ishte e qartë që Turqia fillimisht do e bllokonte anëtarësimin e tyre përderisa nuk adresoheshin kërkesat e saj në lidhje me aspektin e çështjes së sigurisë kombëtare në raport me organizatat terroriste, por duket që sonte me këtë memorandum bashkëpunimi shteti turk ka ngelur i kënaqur dhe tani mbetet të shihet që në ditët në vazhdim këto dy shtete të pranohen në NATO”, deklaroi gazetari Ejupi me anë të një lidhjeje direkte nga Turqia për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova. Ai theksoi se kërkesa e vetme e Turqisë ka qenë ndërpreja e mbështetjes dhe veprimtarisë së lirë të organizatave terroriste PEKAKA dhe simotrave të saj në këto dy shtete, me theks të veçantë Suedinë.
Kosova Lutfi Haziri: Albin Kurti nuk u konsultua me opozitën para se të niset për Bruksel 10 minuta më parë