Çfarë bëjnë me pagat e tyre fëmijët që aktrojnë në serialin “Jeta në çift”? (VIDEO) NULL NULL 16.03.2025 11:05 16.03.2025 11:05 Në emisionin e Klan Kosovës, Weekend, sot të ftuar ishin aktorët e vegjël të serialit “Jeta në çift”. Fëmijët që aktrojnë në këtë serial janë Urata Zenuni në rolin e Bletës, Anik Selimi në rolin e Diellorit dhe Rajana Hasani në rolin e Erës. Të tret fëmijët treguan se çfarë kanë në plan të bëjnë me paratë që i marrin në serial. Aniku tha se ato para ia ruan babai i tij që t’i përdorë kur t’i mbushë më shumë se 18-vjet. “Fakti është shumë i mirë të gjitha paratë e mia, babai im i menaxhon, ai i ruan që kur t’i bëjë 18-vjet të blejë ndonjë veturë. Ndoshta ndonjë veturë të llojit BMW”, ka thënë Aniku. Poashtu edhe Rajana i ruan paratë, ajo tha se ato i ruan në bankë, që t’i përdoret kur të jetë e rritur. “Njëjtë si Aniku edhe unë i ruaj në bankë”, tha Rajana. Ndërsa, Urata tregoi se rrogën e parë e ka shpenzuar të gjithën, ndërkaq pagat e tjera i ruan edhe ajo. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë