Çështja Januzi dhe të tjerët: Gjykimi fillon më 14 nëntor, paraqitja e provave më 9 dhjetor NULL NULL 25.10.2024 11:57 25.10.2024 11:57 Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala Më 24 tetor 2024, Trupi Gjykues njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30. Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa Mbrojtja e Ismet Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja. Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.