Çështja e presidentit, Mustafa: Deri në këto momente nuk kemi marrëveshje politike NULL NULL 03.03.2026 14:09 03.03.2026 14:09 Besian Mustafa është deklaruar pas takimit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai para mediave theksoi se zyrtarisht nuk ka ndonjë propozim zyrtar për asnjë emër për postin e presidentit. “Deri më tash nuk kemi asnjë kandidaturë zyrtare që ka 30 nënshkrime. Sa i përket marrëveshjes politike, deri në këto momente nuk kemi sepse në të kundërtën do të kishim lëvizje tutje”, deklaroi Mustafa, njofton Klankosova.tv. Takimi i GP të LDK-së u zhvillua pas takimit të tretë të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me kryeministrin, Albin Kurti rreth çështjes së presidentit.