Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çështja e dinarit, Vuçiq: Prishtina tregoi në Bruksel se nuk dëshiron marrëveshje

NULL NULL
28.02.2024 15:05
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë
Foto: Arkiv

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për takimin e djeshëm që u mbajt në Bruksel për çështjen e dinarit.

Ai, para mediave në Tiranë, ka thënë se Kosova tregoi dje në Bruksel se nuk dëshiron marrëveshje.

“Ndoshta jo ajo që na përshtatet, por që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do të arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim një zgjidhje”, tha Vuçiq në Bruksel, duke iu përgjigjur pyetjes se a janë më afër zgjidhjes për çështjen e dinarit pas takimit të djeshëm në Bruksel.

“Ishte e qartë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe regjimi në Prishtinë nuk duan me asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë marrëveshje, por sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiq. drejtuar, shkruan Tanjug , transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme