Ceremonia e diplomimit: Edhe 18 oficerë në Ushtrinë e Kosovës (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 20:19 04.07.2025 20:19 Vendet i zunë me kohë, e sytë nuk ia ndanë skenës. Sebep që këta prindër e familjarë erdhën këtu në kazermën ‘’Adem Jashari’’ është diplomimi i 18 kadetëve të FSK, të cilët pas katër vjetësh shkollim do t’i shërbejnë vendit si oficerë. Këtu vend zuri edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti e zotëria i parë Prindon Sadriu. Pak qaste më vonë, e fundit këtu vjen edhe komandantja supreme, Vjosa Osmani. Ani se kadetët tashmë qenë brenda, pa u rehatuar e para e shtetit nuk nis gjë. Pas intonimit të himnit ajo u ftua për disa fjalë, por qysh në fillim pati problem teknik. Për zgjidhje u angazhua vet. Nga foltorja, Vjosa Osmani rikujtoi ata që ishin para FSK-së. Ndryshe nga kjo, Kurti këtë hapësirë e shfrytëzoi për t’i thurur lavde qeverisë së tij. Por, në gjysmë edhe këtij i ra përforcuesi i zërit. Një kadete përkundër emocioneve kujtoi para masës çfarë e shtyu të bëhet pjesë e FSK-së. Para se të betoheshin, oficerët u pajisen fillimisht me diploma. Pas këtij hapi i hodhën kapelat. Për familjarët ky qe moment i veçantë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025