Celine Dion do t’ia kushtojë koncertin nënës së saj pas vdekjes NULL NULL 18.01.2020 13:00 18.01.2020 13:00 Thérèse Dion, nëna e këngëtares së famshme Celine Dion, ka vdekur në moshën 92 vjeçare. Ajo vdiq të enjten vonë në shtëpi, e rrethuar nga familja dhe miqtë, njofton Klan Kosova. E moshuara ishte përballur me sëmundje të shumta. Por vajza e saj e famshme në nder të saj ka njoftuar se shfaqjen e së premtes së turneut të saj do t’ia kushtojë nënës. “Mama, ne të duam shumë”, ka shkruar ajo në frëngjisht dhe anglisht në Instagram-in e saj. “Ne ia kushtojmë shfaqjen sonte juve dhe do t’ju këndoj me gjithë zemrën time. Dashuri, Céline”. View this post on Instagram Maman, nous t’aimons tellement… Nous te dédions le spectacle de ce soir et je chanterai pour toi avec tout mon coeur. Love, Céline xx… . Maman, we love you so much… We dedicate tonight’s show to you and I’ll sing to you with all my heart. Love, Céline xx… . 📸 : Richard Gauthier A post shared by Céline Dion (@celinedion) on Jan 17, 2020 at 11:31am PST *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.