“Çele guri gojën”: Kurti, Osmani e Begaj s’e komentojnë draftin e Ramës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 10.06.2023 21:52 nga Qendresa Tershana 10.06.2023 21:52 Për temat më të nxehta politike e kishte vendosur të mos flasë. Andaj, kryeministri Albin Kurti kur u pyet për draftin e asociacionit që Edi Rama e dorëzoi në Francë e Gjermani, i këshilloi gazetarët të shikojnë ekspozitën që u hap në 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, raporton Klan Kosova. Por, as ky vet nuk e pati krejt mendjen të ekspozita pasi shumicën e kohës zgjodhi të flasë me kryekuvendarin Glauk Konjufca, para se t’i shihte gjërat që u ekspozuan. Vëmendjen nga diskutimi me të ia mori pak flija që e shijoi me goxha të qeshura. Përgjigje ndaj çështjes së draftit nuk dhanë as Vjosa Osmani e Bajram Begaj. Krejt çka deklaruan ndaj interesimit të gazetarëve për temën ishte “urime”. Për dallim nga krejt këta, kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi t’u përgjigjej gazetarëve e edhe të tregojë që e kundërshtojnë draftin e kryeministrit Rama për Asociacionin, ndonëse ende nuk e di çka ka në të. Bile, sipas Konjufcës, ajo çka bëri Rama është veprim padakorduar. E kur foli për partneritetin me Amerikën e aleatët e tjerë të Kosovës, kryekuvendari tha se institucionet e shtetit po punojnë që situata e krijuar, pas ngjarjeve në veri të vendit, të tejkalohet. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS