Çelaj sjellë uniformën në studio – “Familjen e njoftova vetëm një ditë para se të hyja në UÇK” NULL NULL 11.06.2021 09:46 11.06.2021 09:46 Ish pjesëtari i UÇK-së, Lirak Çelaj, ka rrëfyer përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë. I ftuar në program të mëngjesit në Klan Kosova, ku e kishte marr me veti në studio edhe uniformën e tij të ushtrisë, ai u shpreh se ishte i përgatitur për luftë edhe para se të futej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Kur e kam veshur uniformën ka qenë një super ndjenje, ndoshta njëra prej ndjenjave më të mira që i kam pasur në jetën time. Në UÇK kam qenë në sektorin për informim publik dhe një pjesë edhe zëdhënës”. Çelaj po ashtu tregoi se për bashkëngjitjen e tij në UÇK e kishte informuar familjen e tij vetëm një ditë përpara. “Babai ishte në Londër në vizitë te vëllai, e kam telefonuar e i kam thënë që ‘po shkoj për ta xhiruar atë filmin për të cilin kemi folur’, e ai e ka ditur për çka është fjala, se nuk guxonim të flisnim gjëra të tilla në telefon, si dhe i kam thënë që fëmijët janë vet e që duhet të vijë për t’u kujdesur për ta. Sipas tij, kur është futur në Prishtinë pas përfundimit të luftës, ka pasur ende forca serbe, ndërkaq ai me shokët e tij ushtarë kanë qenë të uniformuar dhe të armatosur, dhe kanë shkuar në Kolovicë të re ku ka qene shtabi i tyre. “Atë ditë u futën edhe forcat ruse dhe kishte një ndjenjë hutie se të gjithë prisnim forcat e NATO-s, ndërsa për habi u futën forcat ruse”. “Ka qenë shqetësuese se nuk dinim çfarë do të ndodhë dhe kishim frikë se mos ishim tradhtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe mos ai veprim ka ndodhur në koordinim me ta dhe se çka do ndodhë me Kosovën pastaj”. “Mirëpo, më pas historia doli në shesh dhe u kuptua që ata ishin futur krye ne veti dhe se ka pasur edhe tensione për një luftë mes forcave te NATO-s dhe atyre ruse, pothuajse ka eskaluar situata në luftë të tretë botërore”. “Nuk shkoi larg dhe të nesërmen u futën forcat angleze dhe gjithçka shkoi ne rregull”, rrëfeu ai, duke e treguar edhe përvojën e tyre gjatë takimit të parë me ushtarë të KFOR-it, e siç e përshkroi ai, nuk ishte e këndshme. “Atë ditë që janë futur në Prishtinë, në shtab ka ardhur një oficer i forcave britanike, i cili ka ardhur me shumë arrogancë dhe pothuajse jemi kacafytur me të sepse ka dashur të futet me dhunë në shtab dhe madje ushtarët tanë i kanë drejtuar armët drjt tij për ta mbrojtur shtabin”. “Ai kishte filluar të bërtasë, duke thënë se ‘ju e kjo uniformë nuk bën me qenë këtu’. Pastaj komandant Remi i ka thënë që ‘i ke dy minuta për të dalë prej këtu, përndryshe nga lufta kam dal e në luftë kthehem, unë e mbroj ushtrinë time dhe nëse do të vish të takohesh si miq – ashtu si kemi konsideruar që jemi me forcat aleate, mund të kërkosh takim dhe pastaj s’ka asnjë telashe”. Çelaj sqaroi se pas kësaj fjalie britaniku ishte ndalur menjëherë dhe kishte dal nga aty, dhe se të nesërmen vërtet kanë kërkuar takim në mënyrë zyrtare dhe prej asaj dite kanë pasur takime tejet miqësore e kanë krijuar raporte aleate dhe për gjithçka kanë vepruar në bashkëveprim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025