Çeku viziton ekspozitën “Ç’nuk dija që e kisha ditë...” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çeku viziton ekspozitën “Ç’nuk dija që e kisha ditë…” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula (FOTO)

NULL NULL
08.04.2023 12:15
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vizituar ekspozitën  “Ç’nuk dija që e kisha ditë…” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula.

Kjo ekspozitë është shfaqur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, ku ministri ka bërë të ditur se pjesë e kësaj ekspozite janë fotografitë në sfondin monokrom që, siç u shpreh ai, krah për krah shfaqin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë nëpër katër dekadat e fundit, përcjell Klankosova.tv.

“Fotografitë në sfondin monokrom që krah për krah shfaqin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë nëpër katër dekadat e fundit dhe mullari i sanës në hyrje të galerisë, janë pjesë të ekspozitës “ç’nuk dija që e kisha ditë…” të artistes e fotografes Lala Meredith-Vula, kuruar nga Edi Muka, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës”, ka shkruar ai në Twitter.

Ekspozita
Ekspozita “Ç’nuk dija që e kisha ditë…”
Ekspozita
Ekspozita “Ç’nuk dija që e kisha ditë…”

 

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme