Çeku: U rinovua objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren NULL NULL 06.12.2024 18:31 06.12.2024 18:31 Objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është rinovuar objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren. Në një postim në Facebook ai ka thënë se ky aset është në mbrojtje të përhershme, shpëtohet nga rrënimi. “Ndërtesa që i takon shek. XIX-të, për nga forma, proporcionet dhe trajtimi artistik paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit të kësaj periudhe. Punë. Përditë”, ka thënë Çeku. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.