Çeku tregon se si do të duket lokaliteti arkeologjik në Prizren (FOTO) NULL NULL 15.11.2022 14:59 15.11.2022 14:59 Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka publikuar fotografi nga projekti i lokalitetit arkeologjik që do të ndërtohet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit. Sipas tij, në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore tashmë kanë filluar punët dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit, njofton Klan Kosova. “Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët”. “Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor”. klankosova.tv