Çekët të fortë për Shqipërinë – shfaqin edhe simbole raciste NULL NULL 11.10.2024 22:39 11.10.2024 22:39 Foto nga Arkiva; Shqipëria e ka humbur sfidën përballë Çekisë në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve. Çekët e fituan ndeshjen me rezultat 2-0, falë golave të Choryt, i cili shënoi në minutën e dytë të takimit dhe në të 63-tën. Lojtarët kuqezi nuk arritën që ta rrezikojnë portën çeke, duke e humbur kështu ndeshjen e dytë në këtë fazë. Tifozët çekë në stadium e kanë shfaqur hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, teksa flamujt e Shqipërisë janë kthyer mbrapsht. Aktualisht, grupin e udhëheq Gjeorgjia me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia që është në vendin e dytë, kurse pozitat tre dhe katër i ndajnë Shqipëria e Ukraina me nga një pikë.