“Çdo dimër e ka marrë uji, kanalizimi”, aktorët e TKK-së në pritje të objektit të renovuar (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 19:46 20.06.2025 19:46 Tri vjet më parë Teatri Kombëtar i Kosovës mbylli dyert. Sot, tempulli i artit është kthyer në një vendpunishte ku po punohet për restaurimin dhe konservimin e objektit të tij nga themeli deri në çati. E aktorët të cilët janë mishëruar me skenën e tij, u detyruan të zhvendosën nga ky lokacion. Salla e marrë me qira në Pallatin e Rinisë është shndërruar në strehën e tyre tani e më shumë se dy vjet, raporton Kiks Kosova. Sheqerie Buqaj, aktore rezidente e Teatrit, tha për Kiksin se i mungon shtëpia e saj. Amfiteatri i Teatrit Kombëtar, si quhet salla ku po mbahen aktualisht provat dhe shfaqjet, ajo thotë se ka mungesa të shumta, duke qenë e pamjaftueshme për një teatër. Në një fjalë me Buqajn është edhe aktorja Donikë Ahmeti. Sidoqoftë, ajo thotë se nëse renovimi bëhet ashtu siç është projekti, kjo do të ishte një ëndërr e realizuar. Sado që dashuria për objektin e vjetër të teatrit ka qenë shumë e madhe, aktorja thotë se kushtet aty kanë qenë të mjerueshme dhe aspak më të mira se në sallën e huazuar. Ahmeti uron që ky projekt t’ia sjellë teatrit një objekt meritor për namin dhe rëndësinë që mbart me vete. Aktualisht, në Teatrin Kombëtar janë 22 aktorë rezidentë nga rreth 90 punonjës sa ka gjithsej ky institucion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 3 orë më parë