CDC: Vaksinat janë më pak efektive kundër Omicronit, megjithatë reduktojnë rrezikun për sëmundje të rënduar - Klan Kosova

CDC: Vaksinat janë më pak efektive kundër Omicronit, megjithatë reduktojnë rrezikun për sëmundje të rënduar

NULL NULL
4 months më parë

Sipas të dhënave të publikuara të premten nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vaksinat e COVID-19 të disponueshme aktualisht në Shtetet e Bashkuara ishin më pak efektive në parandalimin e infeksionit, pasi varianti Omicron i virusit u shfaq në nëntor.

Megjithatë, ato ende ulin rrezikun për sëmundje serioze midis atyre që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që kanë marrë doza përforcuese, sipas agjencisë.

Në tetor dhe nëntor, kur varianti Delta ishte ende mbizotërues në nivel kombëtar, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer-BioNTech, së bashku, ofruan 93% mbrojtje kundër infeksionit, sipas të dhënave.

Megjithatë, deri në dhjetor, kur Omicron përbënte më shumë se 70% të rasteve të reja në të gjithë vendin, efektiviteti i vaksinës ra në 80%, tha agjencia, shkruan Upi, transmeton Klankosova.tv.

Shifrat e efektivitetit të vaksinës bazohen në shkallët e infeksionit midis atyre që janë plotësisht të vaksinuar. Një dozë përforcuese e të tri vaksinave rriti efektivitetin kundër infeksionit në 82%, zbuloi një analizë e veçantë, e publikuar gjithashtu të premten.

“Për shkak të vonesave të raportimit, ndikimi i variantit Omicron në vdekjet e lidhura me COVID-19 sipas statusit të vaksinimit në dhjetor nuk mund të vlerësohej,” shkruajnë studiuesit e CDC.

Sidoqoftë, pas shfaqjes së Omicronit, të pavaksinuarit kishin katër herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital sesa ata që ishin brenda gjashtë muajve nga vaksinimi i plotë, treguan të dhënat.