Cavs arrijnë fitoren e dytë (VIDEO) NULL NULL 14.11.2018 12:16 14.11.2018 12:16 Nënkampionët e NBA-së, Cleveland Cavaliers, kanë shënuar fitore ndaj Charlotte Hornets me rezultat 113-89. Jordan Clarkson udhëhoqi Kalorësit drejt fitores me 24 pikë, ndërkaq David Nwaba shtoi 18 sosh. Në anën tjetër, Jeremy Lamb shënoi më së shumti pikë te mysafirët, 22 sosh, ndërkaq Kemba Walker pati një natë të tmerrshme duke shënuar vetëm dy herë nga 16 tentime.