Cavani dëshiron të transferohet në Barcelonë vitin e ardhshëm NULL NULL 02.12.2021 16:56 02.12.2021 16:56 Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani, po synon një lëvizje te Barcelona në vitin 2022, pasi t’i skadojë kontrata me klubin e tanishëm. 34-vjeçari, prej kohësh, dëshiron të luajë për Barcelonën, para përfundimit të karrierës së tij, raporton 90Min, transmeton Klankosova.tv. Ai shpreson të bashkohet me Barcelonën pasi t’i skadojë kontrata, por nuk po nxiton të largohet nga Unitedi, pasi dëshiron të shohë se çfarë fati do t’i sjellë e ardhmja nën drejtimin e trajnerit të ri të përkohshëm, Ralf Rangnick. Barcelona nuk ka para për ta paguar transferimin e tij në janar, duke e bërë të vetmin opsion real një transferim falas në verë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.