Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas çmendurisht të dashuruar edhe pas dy dekadash

NULL NULL
28.01.2019 12:00

20 vjet më vonë dhe akoma çmendurisht të dashuruar!

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas nuk mund të ndanin sytë dhe rrinin larg njëri-tjetrit në tapetin e kuq në 2019 Screen Actors Guild Awards, të dielën.

Por si ia dalin ata të jenë kaq të dashuruar, edhe pas dy dekadave bashkë?

“Ai është njeriu më i mirë që e kam takuar në jetën time. Ai ka një sens fantastik të humorit – ai është miku im i ngushtë”, ka thënë 49 vjeçarja Zeta-Jones për ET për bashkëshortin e saj 74 vjeçar.

Douglas, i cili ishte nominuar për rolin e tij në The Kominsky Method,  ka treguar detaje për romancën me bashkëshorten e tij, tash e 18 vjet.

“Ne kemi ditëlindjen në datë të njëjtë, me disa vite dallim. Herën e parë kur e takova dhe e kuptova se kemi ditëlindjen në datë të njejtë i thashë ‘do të jem babai i fëmijëve tuaj’”, ka thënë ai.

“Më vonë e kuptova se ajo luan gol. Aty u shkriva krejtësisht. Ajo më pa në sy dhe kaq ishte”, ka thënë tutje Douglas.

Çifti janë takuar 20 vjet më parë në Deauville Film Festival, dhe ka qenë dashuri në shikim të parë.

 

lajme të ngjashme