Casillas kandidon për president të Federatës së Futbollit të Spanjës NULL NULL 12.02.2020 13:02 12.02.2020 13:02 Ish-portieri i Real Madridit, Iker Kasijas u ka komunikuar ograneve zyrtare, se do të kandidojë për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, përballë Rubiales. Portieri ende nuk është shfaqur zyrtarisht, por do të jetë i gatshëm për hapin e madh. Kjo iniciativë e spanjollit është folur edhe më parë, por sipas programit “El Larguero” te “Cadena Ser”, bëhet me dije se janë bërë levizjet e para zyrtare. Ish-portieri, kampion Bote në 2010-ën me Spanjën, ka komunikuar në rrugë zyrtare qëllimin e tij dhe është gati të përballet me Rubiales. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025