Carvajal shuan shpresat e klubeve evropiane NULL NULL 13.09.2024 10:10 13.09.2024 10:10 Dani Carvajal ngre trofeun e Evropianit pasi Spanja mposhti Anglinë në finalen e Euro 2024, 14 korrik. Foto: AP “Kurrë nuk do të luaja për asnjë klub në Evropë sepse e respektoj Real Madridin”. Kështu ka deklaruar Dani Carvajal, sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano. Ai madje ka shfaqur dëshirën që ta rinovojë kontratën me “Mbretërit”. “Nëse të gjitha palët pajtohen, dua ta rinovoj kontratën time me Real Madridin, që është gjëja që e kam dashur gjithmonë”, është shprehur ai, sipas Romanos. Kur u pyet për Ballon d’Or, ai tha: “Veç nominimi për këtë çmim është sukses për mua, pas një viti të mrekullueshëm. Mbi të gjitha, dua ta shijoj gala mbrëmjen”, ka deklaruar Carvajal. Mbrojtësi spanjoll, vitin e kaluar ka fituar La Ligan, Ligën e Kampionëve, Super Kupën Spanjolle dhe Evropianin me Spanjën. /Klankosova.tv