Carragher: Messi më quajti gomar pasi e kritikova për transferimin në PSG NULL NULL 22.01.2022 14:05 22.01.2022 14:05 Transferimi i Lionel Messit te Paris Saint-Germain bëri që shumë personalitete të futbollit të kritikojnë këtë lëvizje. Askush më shumë se Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool-it, i kthyer në analist të futbollit, i cili nuk ishte aspak i bindur me lëvizjen e tij, as atë të Cristiano Ronaldos te Manchester United. Gjatë fitores 3-0 të Norwich ndaj Watford të premten mbrëma, Carragher zbuloi se Messi i kishte dërguar atij një mesazh privat në Instagram pasi kishte dëgjuar se çfarë kishte thënë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. “Kam pasur pak muzikë me Ronaldon në fillim të sezonit. Nuk mendoja se ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për United. Dhe thashë shembullin e Messit. Nuk mendoja se Messi ishte një nënshkrim i mrekullueshëm për PSG-në”, tha Carragher. “Kam marrë një mesazh privat në Instagram nga vetë ai, nuk do të tregoj mesazhe private, por ai në thelb më quajti gomar”. “Ai shikon futboll të së hënës mbrëma, kështu që shpresoj se do të shikojë edhe futbollin e së premtes në mbrëmje, sepse Lionel të dua absolutisht. Lojtari më i madh i të gjitha kohërave – dhe në krahasim me ty, unë isha gomar, e pranoj këtë. Por ti nuk je duke u përshtatur në këtë ekip”, përfundoi Carragher. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.