Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Carney në fjalimin e tij të parë ia bën me dije Trump: Kanadaja kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-ve

NULL NULL
14.03.2025 21:06

Mark Carney, i cili sot u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit, ka bërë bujë me deklaratën e tij të parë.

Carney tha se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë “shteti i 51-të” i SHBA-së, siç ka pretenduar së fundmi Presidenti Trump, shkruan Klankosova.tv

“Ne kurrë, në asnjë formë, nuk do të jemi pjesë e SHBA”, thotë ai drejtuar turmës, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme që ai ka bërë më parë.

Carney tha se një ceremoni si betimi sot, dhe grupi i ministrave pas tij, nuk i ngjan aspak sistemit të qeverisjes së Amerikës.

“Ne jemi në thelb një vend tjetër”, thotë Carney, duke shtuar se vendi “pret respekt” nga Amerika dhe Trump, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme