Cardi B shtatzënë, po bëhet nënë për herë të tretë NULL NULL 01.08.2024 19:48 01.08.2024 19:48 Cardi B shtatzene per here te trete Reperja Cardi B do të bëhet sërish nënë. Reperja e “I Like It” është shtatzënë dhe është në pritje të fëmijës së tretë, ka konfirmuar këngëtarja në Instagram të enjten, më 1 gusht. “Me çdo fund vjen një fillim i ri! Unë jam shumë mirënjohës që e kam ndarë këtë sezon me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha e ke ripërtërirë fuqinë time!”, ka shkruar Cardi, në mbishkrimin e saj krahas disa fotove me një fustan të kuq, duke nxjerrë barkun e saj. Njoftimi për shtatzëninë e Cardi vjen një ditë pasi ajo bëri kërkesën për divorc nga bashkëshorti i ndarë, Offset, 32 vjeç, pas gjashtë vitesh martesë, konfirmoi për PEOPLE një përfaqësuese e reperes së “Bodak Yellow”, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.