11:30, 11 Shkurt 2019

Cardi B dhe Offset janë ribashkuar – dhe këtë e kanë treguar me një puthje me gjuhë.

Dy muaj pasi u bë e ditur se çifti u nda pas një skandali të tradhtisë, ata u ribashkuan së fundmi në Atlanta gjatë Super Boël.

Por Cardi dhe Offset e bënë zyrtare ribashkimin e tyre në tapetin e kuq në ceremoninë  e ndarjes së çmimeve Grammy.

26 vjeçarja Cardi dhe 27 vjeçari Offset nuk përtuan të pozojnë para fotografëve duke ndarë një ‘puthje’ me gjuhë.

Në njërën nga fotografitë, reperja e cila kishte veshur një dizajn me ngjyrë rozë dhe të zezë nga Mugler, me perla rreth belit, qafës dhe në flokët e saj – mbante duart e të dashurit të saj derisa përkulet drejt tij për të prekur gjuhët.

Në një moment tjetër, reperja shihet derisa tërheq fytyrën e Offset dhe e tërheq afër vetes për një moment edhe më intim, transmeton Klan Kosova.

Ky ribashkim zyrtar i çiftit vjen një javë pasi Cardi B kishte thënë për revistën People se martesa e saj me Offset është “një gjë personale”.

E pyetur për spekulimet për lidhjen e saj të dashurisë në rrjetet sociale dhe mediat, këngëtarja e “I Like It” ka thënë se ata janë një çift krejt i zakonshëm.

Më 5 dhjetor, TMZ kishte raportuar se martesa e çiftit ishte në krizë pasi kishin dalë disa mesazhe online nga muaji qershor – vetëm disa javë para se ata të bëheshin prindër.

Në këto mesazhe, Offset i kërkon një gruaje që të kenë një marrëdhënie seksuale treshe me të.