Cana pas europianit kalon në Lozanë NULL NULL 30.05.2016 16:03 30.05.2016 16:03 Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili njihet si figurë unifikuese në ekip, pas Evropianit 2016 mund të kthehet atje ku ka filluar, në Lozanë të Zvicrës. Kështu të paktën shkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “24 heures”, transmeton albinfo.ch. Pra Cana tashmë 32 vjeçar fare lehtë mund të kalojë periudhën e mbetur para “pensionimit” në skuadrën Lausanne-Sport e cila këtë sezon sërish është ngritur në superligë, pas një periudhe që kishte kaluar në “Challengue” ligë. Sipas gazetës, klubi i Lozanës po bën përpjekje të mëdha për ta angazhuar mbrojtësin e shquar qysh nga fillimi i sezonit veror që vjen. Pak kohë më parë Lorik Cana kishte paralajmëruar se pas Evropianit do ta braktisë ekipin FC Nantes përkundër faktit se kontrata e obligon deri në vitin 2017. Në rininë e hershme Cana ka luajtur për Dardaninë e Lozanës dhe në verën që vjen ai mund t`i kthehej sërish qytetit ku ka filluar. Ndërkaq, kryetari i FC Lausanne Alain Joseph ka deklaruar se do ta priste krahëhapur lojtarin e madh. – See more at: http://ëëë.albinfo.ch/cana-nga-kjo-vere-mund-te-luaje-per-lozanen/#sthash.xa16aTaë.dpuf *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 5 days