Camila Cabello zbulon se ishte 20-vjeçare kur e humbi virgjërinë NULL NULL 21.05.2024 08:49 21.05.2024 08:49 Camila Cabello ka folur rreth jetës së saj personale, duke treguar se e kë e ka humbur virgjërinë dhe sa vjeçare ishte në atë kohë. Ajo zbuloi se virgjërinë e humbi në moshën 20-vjeçare me të dashurin e saj të parë, Matthew Hussey. Ata u patën takuar në xhirimet e “Today Show” në shkurt të vitit 2018, transmeton Klankosova.tv. Camila u pyet nëse ajo kishte bërë ndonjëherë seks para se të takohej me Matthew, transmeton Klankosova.tv. Ajo u përgjigj: “Jo! Ishte hera e parë që bëra seks. Dashuria e parë ishte në moshën 20, 21 vjeç. … Ishte fjalë për fjalë të bësh dashuri. Ishte bukur”. Camila shtoi: “Ai ishte një person vërtet i mrekullueshëm. Ishte si lidhja e parë perfekte. Me të vërtetë e zgjeroi botën time sepse ai nuk ishte në industrinë time”. Camila dhe Matthew u ndanë në qershor të vitit 2019 dhe ajo filloi të takohej me Shawn Mendes një muaj më vonë. Matthew tani është i martuar me Audrey Le Strat.