Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cameron për pengjet e mbajtura nga Hamasi: Çnjerëzore të zgjasësh agoninë e tyre

NULL NULL
07.04.2024 16:41
David Cameron, sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe
David Cameron, sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron ka postuar një video në X në gjashtëmujorin e luftës Izrael-Gaza dhe përsëriti thirrjet që Hamasi të lirojë “çdonjërin” nga pengjet që mban.

Cameron kujton takimin me anëtarët e familjes së shumë pengjeve dhe thotë, “ata po tregojnë guxim të jashtëzakonshëm në rrethanat më të vështira të paimagjinueshme”, përcjell Klankosova.tv.

“Është krejtësisht çnjerëzore të zgjasësh agoninë e tyre,” shton ai.

Më herët, Cameron këmbënguli se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin “nuk është e pakushtëzuar”, disa ditë pasi një sulm ajror izraelit vrau shtatë punonjës të ndihmës në Gaza.

 

lajme të ngjashme