Cameron: Mbështetja e Britanisë për Izraelin nuk është e pakusht NULL NULL 07.04.2024 15:21 07.04.2024 15:21 Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron Sekretari i Jashtëm britnaik, David Cameron, ka thënë se mbështetja e vendit të tij për Izraelin nuk është e pakushtëzuar. Këtë deklarim ai e bëri më 3 prill, ku foli para gazetarëve në selinë e NATO-s, në Bruksel. Ai tha se Izraeli duhet t’i respektojë ligjet humanitare. Por, Cameron theksoi se pengesë për ta ndalur konfliktin brutal mbetet grupi Hamas. “Izraeli ka të drejtën për vetëmbrojtje që ne duhet ta mbështesim. Sigurisht që mbështetja jonë nuk është e pakushtëzuar: ne presim që një demokraci kaq krenare dhe e suksesshme t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar, edhe kur sfidohet në këtë mënyrë,” tha Cameron. “Si një fuqi pushtuese, Izraeli ka një përgjegjësi ndaj popullit të Gazës. Por, kjo do të thotë gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë me Izraelin në përpjekjet humanitare për t’i mbajtur njerëzit të sigurt dhe për t’u siguruar atyre atë që u nevojitet”, vazhdoi ai. Kryediplomati britanik, po thotë se po mundohen që të ofrojnë sa më shumë ndihmë për civilët palestinezë.“Porti i Ashdodit dhe kalimi Erez do të rihapen së shpejti. Uji do të ndizet përsëri. Dhe më shumë ndihmë do të rrjedhë përmes Kerem Shalom”, shkroi ai, duke përshëndetur lajmin, por duke paralajmëruar se “fjalët duhet të kthehen në veprim”. Cameron e quajti gjithashtu vrasjen e punonjësve të ndihmës World Central Kitchen, duke përfshirë tre ish-ushtarakë britanikë, “një kujtesë të tmerrshme të kostos së konfliktit të Gazës” që “nuk duhet të ndodhë më kurrë”.