Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Calvin Harris bashkon artistë me famë botërore në projektin e radhës

NULL NULL
09.07.2022 14:46

Artistë me famë botërore kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e ri muzikor “Stay with me”.

Calvin Harris, është iniciatori i këtij bashkëpunimi, që do të publikohet të premten, 15 korrik.

Justin Timberlake, Halsey dhe Pharrell, do të jenë pjesë e këtij projekti të Harris.

Këtë e ka bërë të ditur DJ skocez, përmes një postimi në twitter.

“Stay With Me” shfaqet në albumin e ardhshëm të Harris, “Funk Wav Bounces Vol. 2”. Albumi përmban gjithashtu bashkëpunime me Charlie Puth, Normani, Snoop Dogg, Offset dhe artistë të tjerë.

Harris publikoi një këngë të parë nga albumi, “Potion” me Dua Lipa dhe Young Thug, në maj. Ai do të publikojë albumin e plotë më 5 gusht.

“Funk Wav Bounces Vol. 2” është një vazhdim i albumit të Harris “Funk Wav Bounces Vol. 1”, lëshuar në 2017.

lajme të ngjashme