Caku i Koke…Champions League NULL NULL 24.05.2016 09:37 24.05.2016 09:37 Mesfushori i Atletico Madrid, Koke ka përsëritur dëshirën e tij për të mbetur në klubin spanjoll, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një kalim në Premier League, shkruan Goal.com. Koke është raportuar të jetë cak i Manchetser City dhe Pep Guardiolas, ashtu sikur se i Manchester United, nëse drejtimin e klubit e merr Jose Mourinho. 24 vjeçari ka pasur rol qenësor te skuadra e Diego Simeones, ku ka bërë 250 paraqitje prej kur ka kaluar nga ekipi i të rinjve në ekipin e parë në vitin 2009. “Të jesh lojtar i Atleti është gjëja më e mirë. Do të jesh përherë Atleti, në kohët e mira dhe të vështira.” “Atleti është i veçantë. Është si familje, secili e mbështet tjetrin.” “Unë nuk po shikoj për para, jam i lumtur këtu ku jam, jam në shtëpinë time.” “Po luaj për ekipin që më ka shikuar mua prej kur isha i vogël.” “Pse duhet të largohem? Pse duhet t’i humb krejt këto”, ka thënë Koke, transmeton Klan Kosova. Ai ka thënë se është i koncentruar për finalen e Champions League, ku do të përballen me Real Madrid.