Caktohet përbërja e ekipeve anti-COVID-19 (VIDEO)

Caktohet përbërja e ekipeve anti-COVID-19 (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 2 muaj më parë

Komiteti i Brendshëm për menaxhimin e pandemisë, në kuadër të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, të enjten ka nxjerrë një sërë rekomandimesh.

Ky komitet ka kërkuar që në një ekip me orar të rregullt në Klinikat COVID duhet të jenë një infektolog dhe një pulmolog.

I njëjti ka rekomanduar që pacientët e Klinikës së Pulmologjisë, sipas nevojës, të transferohen në Qendrën e Mjekësisë Sportive – hapësirë kjo e cila u zgjerua me kapacitet prej 101 shtretërish dhe në të cilën kanë nisur të pranohen pacientët që nga e enjtja.

Bazuar në një dokument, të cilin e ka siguruar Klan Kosova, nga komiteti u kërkua që të sigurohen shtretër shtesë në njësinë interenistike-COVID3 në të cilën do të vendosen pacientët e dyshuar që kërkojnë ndihmë mjekësore së pari tek Klinika Emergjente.

Po ashtu u bë me dije që duhet të angazhohet edhe stafi shëndetësor i klinikave jo-COVID.

Ky komitet ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të përgatisë një plan për rikthimin gradual të shërbimeve JO-COVID të cilat janë pezulluar pas keqësimit të situatës me pandeminë.

Aktualisht prej shërbimeve që nuk ndërlidhen me COVID-19 trajtohen vetëm rastet urgjente.