Caktohet data e rimeçit Fury-Klitschko NULL NULL 07.09.2016 20:07 07.09.2016 20:07 Rimeçi për titullin e botës në kategorinë e rënë në mes të kampionit Tyson Fury dhe ukrainasit Wladimir Klitschko do të mbahet më 29 tetor, shkruan BBC. Britaniku mban titujt e WBO, WBA dhe IBF të cilat i mori nga 40 vjeçari në nëntor të vitit 2015. Një rimeç ishte caktuar të mbahej në qershor por që u shty për shkak se Fury kishte pësuar një lëndim në nyjë. Lufta mes Fury dhe Klitschko do të zhvillohet në Manchester Arena, transmeton Klan Kosova.