Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cakranët “vijnë” në Kosovë, me libra (VIDEO)

NULL NULL
09.12.2023 20:47

E shtuna e nëntë e dhjetorit, solli promovimin e dy librave autobiografë, të Hajredin Cakranit firmëtarë i deklaratës së pavarësisë shqiptare dhe Kadri Cakranit, ish-komandant i Ballit Kombëtar.

Veç figurave më të shquara nga Kosova e Shqipëria, i pranishëm ishte edhe pasardhësi i familjes Cakrani, Kujtimi, i cili gjithë emocion tha se, për shkak të lidhjeve familjare të familjes së tij me heronjtë e këtushëm, kjo ngjarje po mbahet në Kosovë.

Kujtimet dhe dorëshkrimet e dy atdhetarëve shqiptarë, u vlerësuan goxha me peshë nga historiani Kastriot Bima, ndërsa gjatë promovimit u fol edhe për ndikimin që këto dy vepra do kenë në historinë shqiptare.

E ata të cilët deshën ta kenë librin për vete, mundësinë për ta blerë atë, e patën vetëm në vendin ku u promovuan menjëherë mbas tij./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.