Cakolli: Deputetëve nuk po u bëhet vonë për krizën NULL NULL 25.06.2025 10:56 25.06.2025 10:56 Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka kritikuar vonesat institucionale dhe mungesën e përkushtimit nga ana e deputetëve për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në vend. Sipas Cakollit, përgjegjësit kryesorë janë duke zvarritur situatën aktuale pa ndonjë ndjenjë përgjegjësie ndaj pasojave që po i shkaktohen vendit, njofton Klankosova.tv. “Përgjegjësit e plotë janë duke zvarritur situatën aktuale. Të njëjtëve nuk po u bëhet vonë, as për krizën, as për pasojat që po prodhon ajo. Jemi në një situatë ku, përtej aspektit politik, vendi rrezikon të përballet edhe me pasoja ekonomike, për shkak të pamundësisë për të ratifikuar marrëveshje në kuadër të planit ose mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë”, deklaroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 15 orë më parë