Cakaj pret në takim dy ministrat austriakë, shpreh mirënjohjen për ndihmën ndaj Shqipërisë NULL NULL 28.05.2020 12:00 28.05.2020 12:00 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Shtetit për Kushtetutën dhe Bashkimin Evropian, Karoline Edtstadler. “Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që gëzojnë dy vendet tona dhe bashkëpunimin shumë të vyer në organizata ndërkombëtare. Austria ka mbështetur fuqimisht çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Kryesinë e OSBE-së nga ana e Shqipërisë për vitin 2020 dhe sot dy ministrat austriakë konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre, që Shqipëria të marrë ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023”, është shprehur Cakaj, transmeton Klan Kosova. “Po ashtu, dy ministrat austriakë dhuruan edhe një sasi të konsiderueshme pakosh humanitare e pajisjesh mjekësore, për të lehtësuar përballimin e pasojave të COVID-19”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.