Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bytyqi vazhdon vizitat nëpër shkolla, sot shkoi në Pejë

NULL NULL
04.09.2018 15:20

Në kuadër të vizitave që po u bën shkollave të Kosovës, ministri i Arsimit, S, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot ka vizituar gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Në ditën e dytë të fillimit të vitit të ri shkollor, ministri Bytyqi, fillimisht i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë shkollor, vit ky, për të cilin tha se do të jetë një vit i sukseseve në të gjitha shkollat e Kosovës.

Në bashkëbisedim me mësimdhënësit e Gjimnazit, ministri Bytyqi u shpreh i kënaqur që gjendet në këtë shkollë, e cila është me traditë dhe ka nxjerrë gjenerata të tëra  intelektualësh.

Në vazhdim, Bytyqi theksoi se nga vizitat që po bën nëpër komuna dhe nëpër shkolla, po vërehet një mobilizim i përgjithshëm i autoriteteve komunale, mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. “Kjo na obligon që të angazhohemi më shumë drejt përmbushjes së synimeve për një arsim më cilësor”, tha ai, raporton KP.

Duke folur për punën e mësimdhënësve, ministri Bytyqi tha se, ata nuk janë vetëm të punësuar, por profesioni i mësimdhënësit është i shenjtë dhe kërkon më shumë angazhim për të arritur suksese.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.