Bytyqi: Kurti ndoshta do çmendej nga gëzimi sikur ta shtronte ndonjë autostradë NULL NULL 31.10.2024 23:49 31.10.2024 23:49 Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, deklaroi se kryeministri Albin Kurti ndoshta do të çmendej nga gëzimi nëse do ta kishte shtruar ndonjë autostradë. Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ajo kritikoi qeverisjen e Kurtit dhe tha se i njëjti “kap valle për 5-6 kilometra rrugë të shtuar me atë ironinë që ‘unë po bëj diçka në investime kapitale’”. “Nuk e kemi asnjë autostradë të shtuar, ku është autostrada Prishtinë-Gjilan? Nuk është përfunduar! Ne kemi nevoje për të shtruar autostrada, për investime kapitale, infrastrukturë, shëndetësi e arsim. Ku janë?”, pyeti ajo. Duke folur për rrugën që lidh disa fshatra të Shqipërisë me të Kosovës në Komunën e Dragashit e cila u përurua këtë javë, Bytyqi tha se Kurti po i promovon këto rrugë sepse s’ka ndonjë investim tjetër kapital që mund ta promovojë. “Me një rrugë 6-kilometërshe e patë se çka bëri, po sikur ta kishte shtruar ndonjë autostradë? Ndoshta do të ishte çmendur prej gëzimit sepse po e përfundon një autostradë, sepse në jetën e tij nuk e di që ka bërë ndonjë të mirë për vendin tonë”, u shpreh deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim 34 minuta më parë