Bytyqi: Do të marrim pjesë në protesta, Kurti dështoi në energji e vaksina NULL NULL 20.01.2022 22:04 20.01.2022 22:04 Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie është i gatshëm për protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, pasi protesta paralajmëroi Partia Socialdemokrate. Më tej, ajo ka folur edhe për rritjen e çmimeve, ku tha se nuk mund të thuhet se qeveria e udhëhequr nga Kurti i ka fajet për këtë, por sipas saj, kjo qeveri duhet të gjejë zgjidhje e jo të merret me 20-vjetorin e pasluftës. “Ne jemi të gatshëm për protesta. Ne si grup besoj se do të marrim pjesë dhe e shohim se a është në të mirën e qytetarëve”, është shprehur Byqyti në “Rubikon” në Klan Kosova. Bytyqi, si dështim kryesor të Qeverisë Kurti e ka cilësuar vonesën, sipas saj, të kontratës me kompaninë e vaksinave Pfizer, ku tha se Kurti ka kursyer para, por ka dhënë jetë të qytetarëve. “Dështimi kryesor i Qeverisë Kurti është puna e vaksinave. Edhe tash ka vaksina me afat të skaduar. Përderisa ti vonohesh që të nënshkruash kontratë me ‘Pfizer’, ke kursyer para e ke dhënë jetë”, është shprehur Bytyqi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025