21:43, 15 Tetor 2019

Trajner Bylbyl Sokoli ka komentuar fitoren e Kombëtares se Kosovës ndaj Malit të Zi, me rezultat 2:0 mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sokoli theksoi se është krijuar një ekip mjaft i mirë me shumë disipline brenda.

“Dalëngadalë deri në ndeshjen e mbrëmshme ekipi është gdhend mund të them dhe e dimë kush kë mund ta zëvendësojë. E kur ekipet e arrijnë këtë nivel faktor i fuqishëm është ai psikologjik, vetëbesimi që mundëson të ketë një grup që punon mirë, që është grup koheziv me shumë atmosferë të mirë brenda që është faktor i rëndësishëm”.

“Nëse e analizojmë statistikisht ky numër i ndeshjeve të fituara mundëson që Kosova të llogaritë në dy finale, njëra kundër Çekisë dhe tjetra kundër Maqedonisë, dhe të kërkohet dalje në Evropë”.

“Ky ekip do të ketë ngritje edhe më të madhe në ndeshjet e ardhshme”.

Sokoli shtoi se kësaj fitoreje mund t’i përmenden disa dobësi të imta që mund të përmirësohen.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë