Buzhala për komentin e Muratit pas aktgjykimit të Kushtetueses: Gjendja e tij është shqetësuese (VIDEO) NULL NULL 26.06.2025 21:24 26.06.2025 21:24 Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati i cili e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se Kuvendi duhet të konstituohet jo më larg se 30 ditë nga sot. Buzhala u shpreh se gjendja e Muratit po i duket për shqetësim kohëve të fundit, përcjell Klankosova.tv. “Gjendja e tij po më duket për shqetësim kohëve të fundit, para së gjithash është Ministër i Financave, nuk është as i Drejtësisë, me u çu i pari”. “Interpretimi i tij ishte sikur kur e shkruan ndonjë status të gjatë në Facebook dhe dikush pas pesë sekondash të komenton diçka, ti e din se ai për ta lexuar i duhen pesë minuta se nuk lexohet”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.