Buzhala: Devolli i dha gjysmë milioni për armatim, e Kurti s’i tha nuk i du (VIDEO) NULL NULL 16.01.2025 00:16 16.01.2025 00:16 Publicisti Berat Buzhala, ka kritikuar rëndë qasjen ofenduese të kryeministrit Albin Kurti ndaj bizneseve por dhe për premtimet e tij të parealizuara gjatë qeverisjes. Ai përmendi kontributin e familjes Devolli prej gjysmë milioni euro për armatim në Fondin e Sigurisë për të cilat u shpreh se vet kryeministri Albin Kurti, nuk ia refuzoi, transmeton klankosova.tv. ”500 mijë i ka dhënë Shkëlqim Devolli për armatim. S’e di që ka dhënë dikush ma shumë se Shkelqa, e aq sa di nuk ia ka kthy ai [Albin Kurti], me i thanë: Merri se nuk po i du paret’‘. ”Ata që po i shan më së shumti [Albin Kurti], ata e mbushin ma së shumti buxhetin”. Teksa gazetari Vehbi Kajtazi ngriti shqetësim shtesë, duke pyetur se ku shkuan mjetet prej gjysmë milioni për ushtrinë. Ndiqni pamjet e debatit nga Rubikon në Klan Kosova. “Devolli Corporation” jep gjysmë milioni euro për Fondin e Sigurisë së Qeverisë Kurti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.