Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Buxheti i investimeve: Autostrada e Gjilanit, më kapitalja e vitit 2025

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 06.11.2024 20:32

Nijet i bënë 913 milionë euro për investime kapitale, por për 9 muaj se harxhuan as gjysmën.

Nga buxheti i sivjetmë, niveli qendror ka shpenzuar vetëm 36 për qind të ndarjeve apo 325 milionë që po cilësohet realizim i ulët në krahasim me komunat kosovare, raporton Klan Kosova.

Ekzekutivi po kritikohet se bëri planifikime të dobëta jo veç sivjet, por në 4 vjetët e qeverisjes.

Për PDK-në, kjo mospunë e pushtetit vjen si pasojë e mungesës së resurseve humane.

Ministri i Financave Hekuran Murati për këtë temë tha të mërkurën se viti fiskal ende s`ka mbaruar dhe përvoja, sipas tij, ka treguar që në tre muajt e fundit të vitit bëhet finalizimi më i madh i investimeve kapitale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme