Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bushati në Vatikan, takon Papa Françeskun

NULL NULL
02.06.2016 17:47

Kanonizimi i Nënë Terezës në shtator, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, si dhe 25-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve kanë qenë në fokus të takimit të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në Vatikan.

Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Bushati është takuar me homologun e tij, imzot Paul Richard Gallagher, ndërsa pati edhe një audiencë me Papa Françeskun.

Në takimin me imzot Gallagher, ministri Bushati vlerësoi jehonën mbresëlënëse dhe gjurmët e thella që la në Shqipëri vizita e Papa Françeskut.

Ndërsa në audiencën me këtë të fundit, shefi i diplomacisë shqiptare i shprehu Atit të Shenjtë mirënjohjen për dashamirësinë dhe vlerësimin e vazhdueshëm që ai i ka dhënë popullit dhe kombit shqiptar, si një sinjal i qartë dhe pozitiv për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe./ Tch

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.